Qentë dhe macet, aleatët tuaj për një tru të shëndetshëm

Ndërsa popullsia globale plaket dhe normat e demencës rriten, shkencëtarët mund të kenë gjetur një aleat të papritur në luftën kundër rënies njohëse, shkruan gazeta britanike The Guardian.
Macet dhe qentë mund të sprovojnë më shumë sesa vetëm durimin tuaj: ata mund të mbajnë pjesë të trurit tuaj në punë gjithashtu.
Në një përparim të mundshëm për shëndetin parandalues, studiuesit kanë zbuluar se të kesh një mik katërputrosh është i lidhur me rënien më të ngadaltë njohëse duke ruajtur potencialisht funksione specifike të trurit ndërsa plakemi.
Është interesant fakti që bashkëveprimet ndryshojnë në varësi të kafshës.
Nga njëra anë pronarët e qenve u zbulua se ruajnë kujtesë më të mprehtë, si të menjëhershme ashtu edhe të vonuar.
Ndërsa nga ana tjetër pronarët e maceve treguan rënie më të ngadaltë të rrjedhshmërisë verbale.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për rënie më të ngadaltë njohëse tek pronarët e tyre, duket se jo të gjitha kafshët shtëpiake janë të barabarta: peshqit dhe zogjtë, edhe pse shoqërues simpatikë, nuk treguan lidhje të rëndësishme.
“Mbajtja e kafshëve shtëpiake është lidhur me një ndikim pozitiv në funksionimin njohës dhe rënien njohëse në moshën e rritur të vonë”, tha Adriana Rostekova, një studiuese dhe autore kryesore e artikullit, i cili u botua në Nature. “Megjithatë, ka një kuptim të kufizuar se si lloje të ndryshme të kafshëve shtëpiake shoqërohen me këto rezultate”.
Rostekova hipotezoi se, për shkak se mbajtja e peshqve ose zogjve nuk tregonte ndonjë lidhje kuptimplote me ndryshimet në rënien njohëse, modeli i përgjithshëm i pronësisë së kafshëve shtëpiake mund të nxitet kryesisht nga të paturit e një maceje ose qeni dhe jo nga pronësia e kafshëve shtëpiake në përgjithësi.