​Qasja e Serbisë ndaj Kosovës, Konjufca kërkon angazhim për garantimin e sigurisë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca gjatë një takimi sot me komandantin e KFOR-it Enrico Barduani, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, por qasja destabilizuese e Serbisë dhe përpjekjet ruse për ndërhyrje në rajon tregojnë nevojën e angazhimit të përbashkët për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Në këtë takim të parë kryetari Konjufca falënderoi gjeneralmajorin Barduani për vizitën dhe e uroi për detyrën e tij të re në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.

Ai u shpreh i bindur se do të vazhdojë të thellohet bashkëpunimi midis KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, duke thënë se ky raport është shumë i rëndësishëm për një gjendje sa më të mirë të sigurisë në vendin tonë dhe stabilitet sa më të qëndrueshëm rajonal.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it shprehu gatishmërinë për angazhim në drejtim të thellimit të bashkëpunimit, në funksion të forcimit gjithnjë e më madh të stabilitetit, me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker