Qalaj: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhi.

Në një intervistë për rtv21 deputeti Qalaj tha se është obligim i LVV-së të sigurojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

‘’Veprimi i jonë do të jetë i njëjtë, nuk kemi votë për Albulen Haxhiun, nuk kemi votë për kandidatin e LVV-së. Është obligim i koalicionit fitues në këtë rast LVV-ja të siguroj votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Çështja e bashkëpunimit midis partive politike ka një histori, LVV-ja ka kohë që i ka shkëputur të gjitha urat e bashkëpunimit me partitë opozitare. Ju e keni parë për katër vite në pushtet se si kemi kaluar me partinë që ka qenë në pushtet”., tha ai./RTV21/21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker