Qalaj: Escobar e bëri të qartë gjendjen e marrëdhënieve Kosovë – SHBA

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, lidhur me deklaratat e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ky është realiteti amerikan, teksa shtoi se Escobar ka bërë një ndarje midis qytetarëve të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Qalaj thotë se historia e “keqkomunikimit” me qeverinë amerikane ka një histori të gjatë, duke theksuar trazirat e viteve 2015- 2016.

“Do ta quaja realiteti amerikan, meqë e pamë një gjuhë jodiplomatike të një diplomati të rëndësishëm amerikan, i cili ia bëri të qartë çdokujt mbi gjendjen e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Më erdhi mirë që Escobari e bëri një ndarje, duke thënë se kemi komunikim jo të mirë me Qeverinë e Kosovës, ndërsa kemi partneritet me qytetarin, popullin e Kosovës. Kjo historia e këtij keqkomunikimi me Qeverinë amerikane ka një histori të gjatë, nuk është e sotit, është që nga koha e demonstratave dhe trazirave të dhunshme në vitin 2015 -2016, e dimë gjithë atë skenë me ballafaqimin me ambasadoren amerikane në atë pjesën para kuvendit ku ka qenë e lënduar nga turma e dhunshme në atë kohë, pastaj e kemi pasur një qasje të njëjtë edhe nga Qeveria Trump në raport me LVV”, tha ai.

Sipas tij, kjo ka nisur me zhvillimet “e pamatura”, të Qeverisë së Kosovës.

“Edhe pse këto veprime kanë qenë si pasojë e disa vendimeve, mirëpo gjithmonë mënyrat e implementimit të vendimeve kanë qenë të gabuara, të pamatura, jo të menduara mirë dhe kanë qenë me kërkesën e partnerëve tanë SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë”, shtoi më tej ai.

Lajmet Qalaj: Escobar e bëri të qartë gjendjen e marrëdhënieve Kosovë – SHBA >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>