Putin pret që Xi ta vizitojë Rusinë në pranverë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 30 dhjetor pret që presidenti kinez, Xi Jinping, ta vizitojë Rusinë në pranverën e vitit 2023, në atë që do të ishte shfaqje publike e solidaritetit nga Pekini në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Megjithëse vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, Kina është përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Megjithatë, Pekini deri më tani ka qenë i kujdesshëm për të mos ofruar atë lloj mbështetjeje materiale të drejtpërdrejtë për Moskën, që mund të provokojë sanksione perëdimore kundër Kinës.
Në shtator, Putin e ka falënderuar liderin Xi për pozicionin “e balancuar” për Ukrainën, kur të dy u takuan në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).

Ky ishte takimi i tyre i parë që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!