Putin për Ukrainën: I shohim si shtet vëllazëror, ajo që po ndodh atje është një tragjedi, por nuk është faji ynë

Presidenti Vladimir Putin deklaron se Rusia nuk është fajtore për luftën në Ukrainë, duke shtuar se të dyja vendet po përjetojnë një tragjedi.

Gjatë një fjalimi televiziv me zyrtarë të lartë ushtarakë, presidenti rus tha se ai vazhdon ta shohë Ukrainën si një “komb vëllazëror”.

Ai pretendoi se konflikti ishte “rezultat i politikës së vendeve të treta” dhe jo për shkak të politikës ruse. Teoria, e cila nënkupton zgjerimin perëndimor është hedhur poshtë vazhdimisht nga shtetet perëndimore.

Presidenti Putin pretendoi se Perëndimi kishte “shpëlarë trurin” e republikave post-sovjetike, duke filluar nga Ukraina.

Ai tha: “Për vite me radhë u përpoqëm të ndërtonim marrëdhënie të mira fqinjësore me Ukrainën, duke ofruar kredi dhe energji të lirë, por nuk funksionoi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!