Punonjësit e administratës publike në Shkup protestojnë për rritje pagash

Punonjës të disa ministrive sot kanë protestuar pasi të njëjtit kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, që do të sigurojnë rritje pagash për 30 për qind, përcjell TV21.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH), Tërpe Deanovski tha se protestat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

“Për fat të keq asnjë qeveri deri tani nuk e ka dëgjuar zërin tonë! Edhe pse nuk ekziston as pengesë kushtetuese, as pengesë ligjore që të nënshkruhet çfarëdo marrëveshje kolektive, në cilindo institucion. Qëllimi jonë nuk është që ta dëmtojmë buxhetin shtetëror, por bashkërisht në dialog me qeverinë të gjejmë mjete për nënshkrimin, në suaza të buxhetit shtetëror. Protestat do të vazhdojnë gjatë kësaj jave çdo ditë, nga ora 11 deri ora 11:30, kurse të premten, këta punonjës dhe të punësuarit në ministri të tjera do të protestojnë para Ministrisë së Financave nga ora 11 deri ora 12”, tha Deanovski./tv21.tv


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker