Publikohet fotoja e kroates që humbi jetën në Majën e Jezercit

Mediat në Kroaci kanë raportuar për shtetasen e tyre që humbi jetën në bjeshkët e Jezercit në Shqipëri derisa po ngjitej.

Në rastin tragjik që ndodhi të shtunën operacionet e kërkim-shpëtimit, përfshirë edhe ata nga Kosova, shpëtuan shtatë alpinistë, katër prej tyre nga Kroacia dhe tre nga Serbia.

Mediumi kroat “Zagreb.info” shkruan se sipas informacioneve ka vdekur jetë një shtetase kroate (43), shkencëtare nga Osjeku.

“Një alpiniste nga Kroacia rrëshqiti teksa po ngjitej në një shpat shumë afër Jezercit dhe pjesa tjetër e grupit më pas thirri për ndihmë. Ekipi ynë, së bashku me policinë dhe anëtarët e Shërbimit të Shpëtimit Malor, nisën një operacion shpëtimi nga lugina e Valbonës. U ngrit edhe një helikopter transportues”, njoftoi shërbimi i shpëtimit malor shqiptar, i cili po ashtu njoftoi se trupi i gruas është transferuar me helikopter në morg pak orë pas ngjarjes.

Gruaja fatkeqe nga Osjeku duke u ngjitur ka rënë nga një mal me borë dhe shumë të thepisur dhe ka vdekur në vend, raporton ky medium.

Disa nga miqtë e saj kanë shprehur dhimbjen për humbjen e saj edhe në Facebook.

“E dashur Željka, këto fjalë nuk do të thonë lamtumirë, janë falënderimet e fundit për ty, që iu qase jetës me kaq shumë pasion dhe dashuri. Çdo moment i kaluar me ty ishte një dhuratë, nga zhytja në thellësitë e panjohura të detit e deri te ngjitja në majat e maleve që të kanë tërhequr gjithmonë me bukurinë e tyre të papërshkrueshme. Ju ishit më shumë se një mike! Ti ishe një udhërrëfyese nëpër të panjohurën, një fener gjatë natës, një mentor dhe një frymëzim. Largimi juaj tragjik në këtë udhëtim ecjeje të mallkuar dhe të përhumbur na ka shpuar zemrat. Megjithatë, trupi juaj mund të jetë larguar nga kjo botë, por shpirti juaj dhe dashuria juaj mbeten me ne përgjithmonë. Kujtimet për ju do të na udhëheqin nëpër netët më të errëta, guximi juaj do të na frymëzojë të përballemi me frikën tonë dhe kujtimet e të gjitha gëzimeve tuaja do të jenë gëzimi ynë”, ka shkruar një nga miqtë e të ndjerës.

Lajmet Publikohet fotoja e kroates që humbi jetën në Majën e Jezercit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>