Publikohet formacioni, ja si do të luajë Shqipëria sot ndaj Azerbajxhanit

Është bërë publik formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës sot në orën 19:00 në Hungari ndaj Azerbajxhanit.

Në ndryshim nga ndeshja me Lihtenshtejnin, Sylvinho nga minuta e parë në këtë sfidë do të zbresin portieri Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, si dhe Seferi.

Ndërkohë, Sylvinho duket se po konsolidon për në formacionin ndaj Italisë, Brojën dhe Asanin, të cilët kishin pak minuta në këmbë kur u grumbulluan për Euro 2024.

Mirlind Daku, deri tani nuk është aktivizuar asnjë minutë dhe me shumë mundësi do të ketë hapësirë për të në pjesën e dytë në këtë miqësore.

Lajmet Publikohet formacioni, ja si do të luajë Shqipëria sot ndaj Azerbajxhanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>