Publikohen formularët e pasurisë për zyrtarët publikë

Është bërë publikimi i pasurisë për shumë zyrtarë publikë, politikanë, profesorë, policë e gjyqtarë.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ketë të shtunë ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2024.

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasuri të përbashkët me bashkëshortin një banesë të blerë mbi 59 mijë euro, një shtëpi 170 mijë euro, dy shtëpi të tjera, njëra e përbashkët në vlerë 190 mijë euro dhe tjetra 510 mijë euro. Sipas agjencisë, paga neto vjetore e saj është 33,070 euro, kurse e bashkëshortit 17,173 euro.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar pasuri të paluajtshme një banesë jashtë vendit në pronësi të bashkëshortes, në vlerë prej 400,000 eurosh dhe të blerë me kredi. Në bankë ka deklaruar para të gatshme rreth 1 mijë e 500 euro nga paga dhe në llogarinë e bashkëshortes 2 mijë e 500 euro. Ndërsa pagë vjetore neto 19,043 euro.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka deklaruar nëntë prona, tri prej të cilave tokë të trashëguar, e pesë të blera, tri banesa, një parking, një shtëpi të ndërtuar dhe një depo. Konjufca tri nga këto i ka deklaruar në pronësi të veten, kurse 6 tjera në pronësi të prindërve. Paga neto vjetore e tij është 27,555 euro.

Nga opozita, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar një banesë me vlerë 120 mijë, të cilën thotë se e ka ndërruar me banesën paraprake, ka një shtëpi të përbashkët me bashkëshorten, e cila ka vlerën 180 mijë euro. Krasniqi posedon edhe numër të madh kriptovalutash. Ka Bitcoin me vlerë 65 mijë euro, Ether me vlerë 3.300 euro, Binance Coin me 560 euro e kriptovaluta të tjera me vlerë modeste dhe një një bibliotekë 14 mijë euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar një shtëpi me vlerë 200 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten, e blerë me kredi dhe kursime. Gjithashtu ka të deklaruar edhe një shtëpi të trashëguar në emër të tij me vlerë 150 mijë euro, dhe po ashtu një tokë të trashëguar me vlerë 90 mijë euro. Vitin e kaluar së bashku me bashkëshorten kanë blerë edhe një banesë me vlerë 260 mijë euro dhe ka një kredi prej 126 mijë eurosh.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar një shtëpi dhe një vilë me vlerë 270 mijë euro gjegjësisht 120 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten, një tokë me vlerë 75 mijë euro, një truall me vlerë 27.300 euro, një shtëpi me vlerë 300 mijë euro, një shtëpi me vlerë 202 mijë euro, një shtëpi tjetër me vlerë 340 mijë euro. Haradinaj ka deklaruar se ka 50 për qind të aksioneve në shoqërinë tregtare “HCC sh.p.k”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, ka deklaruar në pronësi të përbashkët një shtëpi dhe një truall me vlerë të blerë me kredi dhe nga të ardhurat në vlerë 250 mijë gjegjësisht 87 mijë euro, një veturë në vlerë 16 mijë euro të blerë nga të ardhurat dhe kredia. Paga neto e saj nga Gjykata kushtetuese është 43.745.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka të deklaruar një banesë të blerë me hua familjare në vlerë 38 mije euro dhe një truall e blerë me kursime në vlerë 23 mijë euro. Aksionar me 50% në dy shoqëri tregtare, dhe ka letra me vlerë në Tesla INC, Allianz, Netflix dhe Wolksvagen. Ka të deklaruara kursime 19.400 gjegjësisht 1820 euro. Gjithashtu ka të deklaruar 17.043 pagë neto nga lista e pagave si dhe mëditje prej 1050 euro dhe dividendë prej 576 euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar vjetore në vlerë prej 29,155 eurosh. Gjithashtu ka të deklaruara disa prona si pyje, tokë pune, oborre në vlera të ndryshme parash si dhe një banesë në vlerë 55 mije euro dhe një shtëpi në vlerë 35 mije euro e trashëguar.

Pasurinë kësaj radhe e kanë deklaruar edhe profesorët e Universiteteve publike. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka deklaruar dy banesa njëra e blerë me kredi në vlerë 126,000 mijë euro, kurse tjetra e kontraktuar 195,000 euro dhe një tokë në vlerë prej 125,000 euro.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, del të jetë i pasur. Ai ka deklaruar të ardhura neto vjetore me vlerë 1,372 euro nga Komuna e Prishtinës, kurse nga lista e pagave në Britaninë e Madhe në vlerë prej 4,850 funtesh. Ka të deklaruara 4 milionë euro vepra arti të trashëguara nga familja e tij, si aksionar me të drejta të plota prej 100%, ka në 5 shoqëri tregtare dhe një tjetër me 50% aksione.

Lajmet Publikohen formularët e pasurisë për zyrtarët publikë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>