PSG padit Mbappe

Kampioni i ri francez PSG ka paditur ish-lojtarin e tij Kylian Mbappe dhe i kërkon 98 milionë euro për “pengim dhe vonesë”.

Parisienët janë të zemëruar me Mbappe pasi ai i premtoi presidentit Nasser Al Khelaifi në verën e vitit 2023 se do të zgjaste kontratën deri në vitin 2025 – gjë që nuk ndodhi pasi francezi njoftoi në shkurt të vitit të kaluar se do të largohej nga klubi në verën e vitit 2024, kur i skadon kontrata, raporton KosovaPress.

Ai përfundimisht bëri dhe u transferua në Real Madrid. Ylli aktual i Madridit ka paditur më parë PSG-në, duke kërkuar 55 milionë euro shpërblime të papaguara nga sezoni i kaluar.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Parisit, PSG kërkoi rrëzimin e kërkesave të Mbappes, raporton gazeta spanjolle AS.

Përfaqësuesit ligjorë të Mbappes njoftuan në muajin prill se do ta raportonin rastin në gjykatat penale, civile dhe të punës dhe do të kërkonin që ekipi francez të përjashtohej nga garat evropiane për shkelje të rregulloreve të UEFA-s.

Ata gjithashtu fituan një ngrirje të përkohshme prej 55 milionë eurosh nga PSG, me një vendim përfundimtar që pritet më 26 maj.

Nga ana tjetër, avokatët e PSG-së pretendojnë se Mbappe nuk ka dhënë prova të mjaftueshme se klubi i ka borxh dhe kërkojnë që kërkesa e tij të refuzohet.

Në të njëjtën kohë, ekipi ligjor i PSG-së i kërkoi Gjykatës së Apelit të Parisit të anulojë vendimin e Ligës Profesionale të Futbollit nga tetori dhe nëntori, i cili konfirmoi detyrimin për të paguar Mbappe.

Drejtuesit e ekipit parisien më pas refuzuan të bënin pagesën, me pretendimin se komisioni i Ligës Profesionale të Futbollit nuk kishte juridiksion të plotë dhe e ngadalësuan më tej procesin me apelime para gjykatave të tjera.

Përveç kësaj, klubi francez ngriti një kundërpadi ndaj Mbappes, duke kërkuar 98 milionë euro për dëmet e shkaktuara nga pengimi i tij.

“Qëllimi nuk është të mbledhim 98 milionë euro, por të provojmë se, nëse Mbappe na ka borxh, pretendimi i tij nuk ka bazë ligjore”, tha një avokati i klubit francez.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker