PSG dhe Messi kanë arritur marrëveshje për rinovim të kontratës, zbulohen detajet

Lionel Messi raportohet se ka arritur marrëveshje në parim për të vazhduar kontratën e tij me Paris Saint-Germainin.

Sulmuesi ndodhet aktualisht në Argjentinë, si pjesë e festës pas suksesit në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Messi më në fund realizoi ëndrrën e tij për të ngritur trofeun e çmueshëm me Argjentinën, por tani duhet të diskutojë për të ardhmen e tij në klub.

Kontrata e tij aktuale me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni. Presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi, konfirmoi ditë më parë se bisedimet për kontratën e re do të zhvillohen pas rikthimit të tij në Francë.

Eksperti spanjoll i transferimeve, Guillem Balague, ka thënë për “BBC Sport”, se tashmë është arritur një marrëveshje mes PSG-së dhe Messit, me detajet pothuajse të konfirmuara.

Balague gjithashtu hodhi poshtë çdo mundësi të mundshme të rikthimit të 35-vjeçarit në Barcelonë, duke shtuar se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është gatshëm për të aktivizuar opsionin për zgjatjen e kontratës edhe për një tjetër sezon.

Për 4 muaj Luis Campos, drejtori sportiv i parisienëve, thuhet se ka komunikuar me Jorge Messi, i cili është babai dhe agjenti i lojtarit.

Gjithashtu, thuhet se pasur një takim kyç në Doha mes Jorges dhe Nasser Al Khelaifi, që ka rezultuar me një marrëveshje që Messi të rinovojë kontratën e tij me PSG-në./Rahoveci INFO/

Lajmet PSG dhe Messi kanë arritur marrëveshje për rinovim të kontratës, zbulohen detajet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!