Pse Shqipëria e la pas Serbinë si partner tregtar në Kosovë?

Në muajin shkurt të këtij viti Kosova eksportoi 70.3 milionë euro mallra, me një rënie prej 3.9% dhe importoi rreth 467 milionë euro mallra.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit, 15.6% e përbëjnë produktet minerale, 11.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura pijet dhe duhani, 10.8% e përbëjnë mjetet e transportit dhe 10.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre.

Nga të dhënat e “Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 76.5 milionë Euro, ose 16.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 23.9%.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në muajin shkurt të këtij viti ishin Shqipëria me 7.9%, Maqedonia e Veriut me 5.5% dhe Serbia me 1.8%.

Rikujtojmë se rreth 71 milionë euro është rritur vlera e produkteve të importuara nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit 2023.

Po ashtu, edhe eksportet nga Kosova për në Shqipëri patën rritje të ndjeshme.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masë ndalimi ndaj produkteve nga Serbia dhe si pasojë, vlera e importeve nga Serbia ka shënuar rënie dhe duket që ka ndikuar edhe në rritjen e importeve nga Shqipëria dhe vendet e tjera, në një kohë që Maqedonia e Veriut renditet e dyta.

Në muajin shkurt të vitit 2024 vlera e importeve të Kosovës më Shqipërinë arriti në afërsisht 3.2 miliardë lekë ose 31.7 milionë euro.

Nga ana tjetër, vlera e eksporteve me Shqipërinë u regjistrua në 947 milionë lekë ose 9.2 milionë euro.

Por çfarë importoi Kosova nga Shqipëria në shkurt të këtij viti?

Peshën më të madhe ndaj importeve në total të Kosovës më Shqipërinë e zë “Giza dhe Çeliku” me 31.7%.

Hidrokarburet zënë vendin e dytë me një peshë prej 18.4%, pasuar nga “Kripërat dhe Sulfuret” me 9.5%.

Nga ana tjetër, një peshë të konsiderueshme zënë edhe “Alumini dhe artikujt prej tij” me 3.9%, ndjekur nga vajrat dhe rrëshirat apo pijet, alkoolet dhe uthullat.

Lajmet Pse Shqipëria e la pas Serbinë si partner tregtar në Kosovë? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>