Pse kanë vdekur kaq shumë pelegrinë sivjet në Haxh?

Nxehtësia ekstreme, mbipopullimi dhe problemet sanitare, transporti i dobët, pelegrinët pa dokumente që u shmangen autoriteteve, edhe kur kanë nevojë për ndihmë dhe shumë të moshuar, të pafuqishëm apo të sëmurë – të gjitha këto janë arsyet e numrit të madh të vdekjeve në pelegrinazhin në Arabinë Saudite.

Më shumë se një mijë pelegrinë vdiqën gjatë Haxhit, i cili u zhvillua në kohën e vapës së madhe, sipas të dhënave të AFP të publikuara të enjten.

Shumica e tyre vdiqën për shkak të nxehtësisë ekstreme pasi temperaturat i kaluan 51 gradë Celsius.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Ministria e Shëndetësisë saudite për të shmangur ekspozimin ndaj nxehtësisë dhe për të pirë shumë lëngje ndërsa shumë pelegrinë ishin viktima të goditjes nga nxehtësia.

Agjencia e lajmeve AFP citoi një diplomat arab të thoshte se 658 egjiptianë kishin vdekur në pelegrinazh, Indonezia raportoi më shumë se 200 të vdekur dhe India tha se 98 kishin vdekur.

Pakistani, Malajzia, Jordania, Irani, Senegali, Tunizia, Sudani dhe rajoni autonom i Kurdistanit i Irakut kanë konfirmuar gjithashtu vdekje, shkruan  BBC.

Presidenti tunizian shkarkoi ministrin e Çështjeve Fetare, Brahimi Shaibi të premten pas vdekjes së dhjetëra tunizianëve që merrnin pjesë në Haxh.

SHBA beson se më shumë amerikanë kanë vdekur, raportoi Wall Street Journal. Miqtë dhe të afërmit kërkojnë të zhdukurit në spitale dhe publikojnë mesazhe në internet.

Një duzinë vendesh njoftuan se gjithsej 1081 pelegrinë kishin vdekur.

Sipas disa raporteve, keqmenaxhimi nga autoritetet saudite ka përkeqësuar situatën, duke sjellë probleme me objektet e destinuara për pelegrinët.

Akomodimi dhe objektet dyshohet se ishin menaxhuar keq, me tenda të mbipopulluara pa ftohje dhe kanalizime të duhura.

Pelegrinët shpesh detyroheshin të ecnin në distanca të gjata në vapë të padurueshme për shkak të problemeve të transportit.

Më shumë se gjysma e atyre që vdiqën ishin pelegrinë të paregjistruar dhe iu bashkuan Haxhit përmes kanaleve të parregullta, duke ua mohuar qasjen në tenda dhe autobusë me ajër të kondicionuar.

Një nga arsyet e numrit të madh të vdekjeve çdo vit në Haxh është se shumë pelegrinë shkojnë atje si pensionistë, pasi kanë kursyer gjithë jetën për ritualin fetar.

Shumë nga të moshuarit dhe të sëmurët shkojnë gjithashtu me shpresën se do të vdesin gjatë Haxhit – pasi konsiderohet bekim të ndërron jetë dhe të varrosesh në qytetin e shenjtë.

Ndryshe, Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman që ka mundësi, është i detyruar ta përmbushë këtë detyrë fetare të paktën një herë në jetë.

Arabia Saudite ka shtuar masat e sigurisë së Haxhit vitet e fundit, por ende përballet me kritika se nuk po bën mjaftueshëm, veçanërisht për pelegrinët e paregjistruar.

Lajmet Pse kanë vdekur kaq shumë pelegrinë sivjet në Haxh? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>