Pse asnjë zyrtar i Qeverisë së Kosovës nuk mori pjesë në Tiranë, ministri Hasani jep një arsyetim interesant
Në Tiranë përgjatë tri ditëve u organizua Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë zyrtarë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ata të Malit të Zi, por nga Kosova nuk është parë askush.
Mungesa e tyre është verëjtur nga mediat, të cilat kanë pyetur kryediplomatin shqiptar për mungesën e tyre, shkruan Rahoveci INFO.
Ky i fundit kishte një arsyetim interesant.
Hasani tha se mungesa e tyre ndodhi për shkak të problemeve shëndetësore të të ftuarve dhe pushimeve, ndërsa shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyer.
“Kosova ka qenë e ftuar, por për fat të keq të një situate shëndetësore dhe pushimeve përfaqësimi nuk ishte ai që do dëshironim. Unë do takohem së shpejti me homologen Gërvalla për zgjidhjen e sfidave të shqiptarëve. Një nga temat që kemi rënë dakord është përfaqësimi i Shqipërisë dhe Kosovës në botë Ku Shqipëria do ketë ambasadën në Indonezi dhe Kosova në Malajzi së shpejti për të mbuluar sa më mirë këtë hapësirë me potencial të madh ekonomik”, tha Hasani.
Hasani nuk ka dhënë detaje se kush nga Kosova ishte ftuar.
Ndërkohë, dje ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ishte e pranishme në mbledhjen e qeverisë.
Lajmet Pse asnjë zyrtar i Qeverisë së Kosovës nuk mori pjesë në Tiranë, ministri Hasani jep një arsyetim interesant >> Rahoveci INFO.