PS-PD përplasen për Xhaçkën/ Bardhi: U hodh në erë Gjykata Kushtetuese, Peleshi: Venecia do ju shërbejë edhe juve
Mazhoranca dhe opozita në mbledhjen me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetareve të grupeve dhe komisioneve parlamentare kanë vijuar akuzat mes tyre për çështjen “Xhaçka”.
Gazment Bardhi – Elisa Spiropalit: Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur të injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur te hidhni në erë Gjykaten Kushtetuese, duke minuar ne kete menyre edhe bashkejetesen me opoziten.
Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise per ceshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar kete te drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia eshte organ keshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor.
Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropaganden tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni te hapur. Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyren.
Nuk ka ndodhur kurr qe kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure.
Ketu nuk ka te beje me Individin pasi per ne iken nje Xhacke dhe vjen nje tjeter, kutu ka te beje me parimet kushtetuese.
Votimin e kishit orientuar, mos bëni sikur e latë në dorën e deputetëve. E dinim tri orë para se si do silleshit, ca abstenim e ca kundër. Ishte orientuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese. Po e përsëris, po minoni bashkëjetesën me opozitën. Opozita i është drejtuar Drejtësisë, ju nuk pyesni për vendimet.
Niko Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke çuar mandatin në seancë. Kemi zbatuar gjithë detyrimin, s’bëhet fjalë për mandatin e një deputeti, është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.
Ne besojmë se një mendim nga Venecia na vlen të gjithëve bashkë, në konflikt mes dy të drejtave, pra diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe zbatimit të detyrimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do na vlejë dhe do ju vlejë dhe juve.
Jorida Tabaku: Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka.
Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm.
Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.
Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike. Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Lajmet PS-PD përplasen për Xhaçkën/ Bardhi: U hodh në erë Gjykata Kushtetuese, Peleshi: Venecia do ju shërbejë edhe juve >> Rahoveci INFO.