PS mbron Olta Xhaçkën, nuk e dërgon mandatin për shqyrtim në Kushtetuese

Kërkesa për të dërguar mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, për verifikimin e kushtetutshmërisë është rrëzuar.

72 deputetët e mazhorancës të pranishëm në seancë votuan kundër, ndërsa 39 deputetët e opozitës votuan pro, asnjë abstenim.

Vetë Xhaçka u shpreh më herët gjatë seancës së sotme duke kundërshtuar akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në jug të vendit.

“Unë dhe familja ime nuk kemi përfituara asnjë qindarkë nga fondet publike,zero! Asnjë m2 tokë publike zero! Asnjë lehtësi proceduriale të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Zero! E dini se çfarë është përfitimi nga statusi I investitorit strategjik të asistuar. Se nuk është aspak I barabartë me atë të investitorit strategjik që thoni ju. Përfitim që në çdo rast, ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt bashkëshortin tim në hoteleri që kurrë mos u bëftë,pas baltës së pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin. Vetëm e drejta për tu trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës prej 1500 kontratave të përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit para hotelit. A lejohet potencialisht kur të kryhet investimi, kur të lidhet kontrata që mund të mos ndodhë kurrë, të vërë apo të mos vërë shezllonë në plazh. Jam e bindur që gjysma e sallës me këtë intepretim ligjor është në papajtueshmëri të mandatit,” tha Xhaçka.

Lajmet PS mbron Olta Xhaçkën, nuk e dërgon mandatin për shqyrtim në Kushtetuese >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>