PS dhe Rithemelimi drejt paqes në Kuvend, nisin negociatat për t’i dhënë fund kaosit – kërkesat që do pranohen

Teksa bllokimi i parlamentit nga ana e opozitës ka hyrë në muajin e 6 duket sikur palët tanimë janë drejt rrugës së zgjidhjes së krizës.

Kryetarja e e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur gjatë kësaj jave krerët e 4 grupeve parlamentare Gazment Bardhin, Bledi Çuçin, Dashamir Shehin dhe Mesila Dodën.

Takimi është konfirmuar edhe nga Dashamir Shehi, i cili ka qenë prezent në takim. Nikolla ka kërkuar nga krerët e grupeve gjetjen e rrugës për të zgjidhur krizën.

Një burim pranë takimit tha se paraprakisht është thënë që do pranohen dy komisione hetimore, ndërsa për Reformën Zgjedhore do diskutohet për të gjetur një mënyrë sesi të plotësohet kërkesa e opozitës.

Nuk përjashtohet mundësia që PS të pranojë kërkesën e grupimit të Rithemelimit për të larguar nga karrigia e bashkëkryetarit Enkelejd Alibeajn, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së zyrtare dhe në vend të tij të ulet Oerd Bylykbashi i grupit të Sali Berishës.

Megjithatë, një tjetër kartë që pritet të përdorë PS është edhe kalimi i Reformës Zgjedhore për miratim në komisionin Parlamentar të Ligjeve, pasi komisionit bipartizan t’i skadojë afati në datën 25 mars. Kjo do të bënte që Partia Demokratike të humbte të drejtën e vetos, ndërsa mazhoranca mund ta votojë Kodin e ri Zgjedhor me votat e saj dhe të grupimit të Gazment Bardhit.

Lajmet PS dhe Rithemelimi drejt paqes në Kuvend, nisin negociatat për t’i dhënë fund kaosit – kërkesat që do pranohen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>