PS bie dakord me PD rreth mandatit të Xhaçkës
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka deklaruar këtë të martë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit se projekt-vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, do duhet të kalojë për shqyrtim në seancën e ardhshme plenare.
Duke ju referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetja bëri të ditur se Partia Socialiste është tërhequr nga kërkimi i opinionit në Komisionin e Venecias, duke ja lënë kështu vendimin senacës së ardhsme plenare.
“Ky këshill duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit t’a përfshijë këtë projekt-vendim në rendin e seancës më të afërt. Në lidhje me ktë çështje ne mendojmë që arsytemi i vendimit është vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.Nuk është vënë ndonjëherë në diskutim kuy vendim. Thënë këtë, sa i takon konkluzioni, propozimi ynë është që projekt-vendimi i Gjykatës Kushtetuese ti kalohet seancës plenare më të afërt në Kuvend”, deklaroi Bushka.
Kështu, sipas deklaratës së deputetes, në seancën që hap sesionin e ri parlamentar, atë të datës 12 shtator, pasi data 5 do të jetë pushim, pritet të diskutohet vendimi për mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.
Lajmet PS bie dakord me PD rreth mandatit të Xhaçkës >> Rahoveci INFO.