Protestuesit thyejnë kordonin e parë të policisë serbe, përleshen me ta në afërsi të Jarinjës

Disa protestues kanë thyer kordonin e parë të policisë serbe dhe janë përleshur me ta në afërsi pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, në anën e territorit serb.

Protestuesit kanë thyer kordonin e parë, ku më pas është formuar kordon i ri nga zyrtarët policorë.

Protestuesit nisen të mblidhen të dielën afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës, e shumica prej tyre u panë të maskuar.

Protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur, “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në mesin e tyre është edhe Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.

Në pikën kufitare të pjesës së Kosovës janë edhe pjesëtarë të KFOR-it të cilët kanë krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia në Jarinjë.

Kordonet janë vendosur në mes bazës së policise kufitare dhe pikes kufitare e poashtu në pjesën e poshtme.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!