Protestuesit i vendosin zjarrin një pjesë të objektit, reagon Bashkia e Tiranës
Protesta e opozitës u zhvendos nga kryeministria drejt ambienteve të jashtme të bashkisë së Tiranës.
Menjëherë sapo kryearti i PD-së, Sali Berisha ka mbaruar fjalimin e tij të rastit në protestën e sotme, turma e qytetarëve i është drejtuar bashkisë të Tiranës.
Sapo kanë mbërritur, ata kanë hedhur molotov, duke i vendosur zjarrin derës dhe dritares kryesore të bashkisë.
Menjëherë forca të shumta të policisë kanë krijuar kordon mbrojtës para godinës.
Kujtojmë se në fillim të nisjes së fjalës së Sali Berishës protestuesit hodhën molotov drejt kryeministrisë.
Protestuesit menjëherë sapo kanë mbëritur pranë Bashkisë së Tiranës kanë hedhur molotov drejt godinës dhe policëve.
Policët dhe një pjesë e protestuesve kanë shpëtuar nga flakët duke u larguar pak sekonda para shpërthimit.
Lajmet Protestuesit i vendosin zjarrin një pjesë të objektit, reagon Bashkia e Tiranës >> Rahoveci INFO.