Protestë te Bashkia e Tiranës, sulmohet me vezë dhe mollë, përplasje dhe me policinë

Aktivistë të Shoqërisë Civile dhe mbështetës të opozitës protestuan mesditën e sotme para bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të ish-drejtorëve për korrupsion me tenderat dhe përfitimin e milionave me kompaninë “5D”..

Protestuesit sulmuan me vezë dhe mollë bashkinë e Tiranës, duke shënuar dhe momente tensioni mes protestuesve dhe policisë.

Protesta nisi në orën 11:00 para bashkisë, dhe protestuesit kërkuan dorëheqjen urgjente të Erion Veliajt.

Në perimetrin rreth bashkisë zbarkuan forca të shumta policie me në krye kreun e policisë së kryeqytetit Tonin Vocaj.

Sa i përket protestës, mësohet se pas saj, qytetarët do të zhvendosen para Prokurorisë së Posaçme për t’i njoftuar kërkesën e tyre për prangosjen e kryebashkiakut.

Protesta është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa i janë bashkuar partitë opozitare dhe qytetarë.

Arrestimet e ish-drejtorëve

Kujtojmë se më 28 mars u lëshuan urdhër-arreste për 3 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.

Tusha u arrestua në dhjetor të 2023-shit dhe ndodhet nën akuzë edhe për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Nga hetimet e SPAK-ut rezulton se drejtorët e Veliajt kishin krijuar kompaninë “5D” dhe kishin përfituar dhjetëra tenderë të bashkisë.

Në bisedat e punonjësve përmendet edhe kryebashkiaku i Tiranës për aksione në një hotel të Redi Mollës në Durrës, por Veliaj e mohoi.

Lajmi në përditësim…

Lajmet Protestë te Bashkia e Tiranës, sulmohet me vezë dhe mollë, përplasje dhe me policinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>