Protestë kundër ndalimit të punimeve në rrugën “A”

Të enjten me fillim në ora 12:00, është paralajmëruar një protestë kundër pezullimit të punimeve të rrugës “A”.

Protesta do të mbahet tek “Spitali Amerikan”, aty ku kanë filluar edhe punimet.

Ndryshe, ditë më parë i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, njoftoi se, Gjykata Komerciale, ka pezulluar punët në rrugën “A”.

U tha se punimet u pezulluan, nën pretendimet se tenderi i është dhënë një kompanie, pronari i të cilit për dhjetë vite e ka të ndaluar të merret me këtë veprimtari.

Kjo rrugë me të nis punimet, është emërtuar me emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare Xhim Xhema. /Kosova.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>