Protesta te bashkia e Tiranës, Veliaj publikon pamjet e rënda: Për pak iu mor jeta policëve

“Nëse nuk do të ishte reagimi i shpejtë i punonjësve të policisë, protesta para bashkisë mund të kthehej në një tragjedi sot si pasojë e dhunës së militantëve të thirrur nga Argita Berisha”.

Kështu shprehet kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ai ka publikuar pamjet e dhunës ndaj uniformave blu para bashkisë, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve bomba molotov që shpërtheu nuk u mori jetën efektivëve.

Veliaj thekson se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.

“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda!

Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote!

Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin.

Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es!

Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve”, shkruan Veliaj.

Lajmet Protesta te bashkia e Tiranës, Veliaj publikon pamjet e rënda: Për pak iu mor jeta policëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>