​Propozimi i Haradinajt, Krasniqi: E shqyrtojmë, pastaj komunikoj me AAK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se do ta shqyrtojnë kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të dërguar së bashku kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të marra në seancat konstituive.

Sot, para vazhdimit të seancës, Haradinaj tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe situatës që është krijuar.

Krasniqi theksoi se po bëhen tre muaj prej kur verdikti i qytetarëve tanë është “duke u dhunuar”. Për këtë ai ka kërkuar nga Vetëvendosje ta ndërroj emrin e kandidatës për kryekuvendare.

“Po bëhen tre muaj prej kur verdikti i qytetarëve tanë është duke u dhunuar. Qasja imponuese e Lëvizjes Vetëvendosje e cila erdhi sot për të 13-ën herë në Kuvendin e Kosovës dhe pamundësoi konstituimin e kuvendnit të Republikës. Është vështirë që të gjendjen fjalë për ta shpjeguar këtë situatë e cila është tragjikomike, por unë edhe njëherë në emër të PDK-së e shprehë vullnetin tonë të konfirmuar për insistimin që të dalim nga bllokada që na ka sjellë partia e parë dhe të zgjedhim kryesinë e Kuvendit, duke përfshire edhe kryetarin e kuvendit, përmes propozimit të një kandidati apo kandidate që vërtetë e merr shumicën e votave…Ne do të jemi këtu edhe pasnesër, sa herë që ta kemi obligim. Por, do ta kemi qëndrimin e njëjtë. Ka nevojë për një diskutim për një rrugëdalja. Duhet të ndërrohet kandidatja”, potencoi Krasniqi.

Duke folur për kërkesën e kreut të AAK-së, Krasniqi tha se “Do ta shqyrtojmë pa paragjykim dhe do të marr mendimin e ekspertëve të PDK-së”.

“Nuk e kam parë ende lëndën. Sapo u njoftova. Ju e dini që sa i përket dërgimit të rasteve të caktuara në gjykatën Kushtetuese, PDK-ja vetëm gjatë mandati të ish qeverisë Kurti i kemi dërguar 11 dhe i kemi fituar të 11-at. Do ta shqyrtojmë pa paragjykim dhe do të marr mendimin e ekspertëve të PDK-së dhe do të komunikoj edhe me kolegët e AAK-së”, tha i pari i PDK-së.

Përveç kësaj, ai tha se nëse ftohen për takim nga presidentja, PDK do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese.

“Kurdo që presidentja përmes mandatit të saj edhe kushtetues edhe ligjor, mandat të vetëm legjitim që e ka tani. Sepse ne nuk kemi as kryeministër, as kryetar kuvendi, ka mbetur vetëm presidentja nga krerët e shtetit. Unë besoj se do t’i përgjigjemi një kërkesë të tillë. Nuk më takon mua që t’ia përcaktojë datën…Sa më herët aq më mirë, sepse kemi mbetur në një ngërç të tepruar”, tha Krasniqi.

Deputetët sërish kanë tentuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, megjithatë, edhe për të trembëdhjetën herë kanë dështuar.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së kërkoi sërish votim të fshehtë.

Për votuan 56 dhe një kundër. Seanca u ndërprerë pasi nuk ishte korium. Seanca e radhës më 11 maj në orën 10:00.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker