Prokuroria flet për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një deklaratë pas vdekjes tragjike të të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah brutalisht para disa ditëve.

Prokuroria thotë se dy të mitur dyshohen për sulmin ndaj tij, të cilët tashmë gjenden në paraburgim.

Lexo edhe:

Vrasja brutale e 18-vjeçarit në Podujevë, Policia arreston 2 persona

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tenativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”.

Lexo edhe:

Hoxha: I riu nga Podujeva që vdiq sot u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli

Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.

Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion.

Lulzim Fejzullahu kishte lëndime të rënda në tru, të cilave nuk arriti t’iu mbijetonte.

Lajmet Prokuroria flet për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>