Prokuroria e Tiranës mohon të ketë bërë rekurs për Dritan Goxhajn, ish-luftëtarin e UÇK-së

Prokuroria e Tiranës nuk ka bërë rekurs për rikthimin në burg të Dritan Goxhajt, ish-luftëtar i UÇK-së.

Në një reagim për mediat, organi i akuzës së kryeqytetit njofton si më poshtë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nisur nga informacionet e bëra publike në media mbi një rekurs ndaj vendimit për lirimin e shtetasit Dritan Goxhaj, bën me dije se si prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit“, thuhet në reagim.

Nga informacioni i administruar, rezulton se deri ditën e djeshme, 16.01.2024, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari.

Për këtë arsye, nuk kanë filluar afatet procedurale për Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të ushtruar të drejtën e saj për rekurs.

Lajmet Prokuroria e Tiranës mohon të ketë bërë rekurs për Dritan Goxhajn, ish-luftëtarin e UÇK-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>