“Prokurime me AI për të neutralizuar korrupsionin”/ Rama në “Flasim” me Denisa Kele dhe Kushtrim Shala: Shqipëria mund të jetë një shtet teknologjik

Korrupsionin në komisionet e prokurimeve publike, qeveria ka në plan ta luftojë me anë të teknologjisë së avancuar. Kryeministri Edi Rama beson se zëvendësimi i njerëzve me inteligjencën artificiale do e bëjë procesin më transparent. Të ftuar në podcastin “Flasim” ishin pedagogia Denisa Kele dhe Kushtrim Shala, konsulent inovacioni që drejton Shoqatën Kombëtare të Teknologjisë (ALBICT).

“Bota tjetër” ishte tema që zgjodhi kryeministri për të trajtuar në këtë episod, ku nënvizoi disa nga përfitimet e Shqipërisë nga përdorimi i inteligjencës artificiale.

Në këtë drejtim, kryeministri nënvizoi se procesi i prokurimeve publike do të jetë tërësisht dixhital, ku do të bëhet kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit.

“Prokurimet që janë një problem nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Me modelin e inteligjencës artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet këtë gjë. Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelbi. E kthejmë prokurimin e fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

Kryeministri sqaroi se dixhitalizimi i sistemit do bëjë në mënyrë automatike vlerësimin e kritereve si dhe më pas zgjedhjen e fituesit të tenderit duke shmangur edhe burokracitë .

Sepse në fund të ditës të ditës te gjithë ato qindra mijëra ndërveprime që bëjnë njerëzit, shko merr ketë, bjer atë letër merr atë letër, të mungon kjo, kështu ashtu… ato o bën algoritmi, i bën modeli”– shtoi kreu i ekzekutivit.

Dixhitalizimi i sistemit, i jep mundësi Agjencisë së Prokurimit Publik, që të hetojë të dhënat e kompanive pjesëmarrëse, në mënyrë që të mos marrin pjesë në garë kompani fiktive.

Për pedagogen Denisa Kele Shqipëria ka të gjitha kapacitetet që të kthehet në një shtet teknologjik.

Kemi mundësinë të jemi një vend më ‘tecno friendly’, e kemi kemi mundësinë për të pasur burimet njerëzore, për të qenë një shtet dixhital. Shqipëria mund të jetë një shtet teknologjik, i ka të gjitha kapacitetet e duhura për të qenë”, tha ajo.

Ndërsa për drejtuesin e Shoqatës Kombëtare të Teknologjisë, Kushtrim Shala është e rëndësishme promovimi i talenteve të reja.

“Ne kemi ndërtuar edhe një qendër laboratorike të inovacionit që targeton fëmijët e moshës 9-15 vjeç që të rrisnim sadopak konkurrencën rajonale për këtë garë inovacioni. Sot jemi në një mozaik aktivitetesh që mbështesin start up-et dhe të rinjtë”, tha ai.

Lajmet “Prokurime me AI për të neutralizuar korrupsionin”/ Rama në “Flasim” me Denisa Kele dhe Kushtrim Shala: Shqipëria mund të jetë një shtet teknologjik >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>