Prof. Dok. Ali Dula, koordinator i Vetëvendosjes në Rahovec ngushëllon familjen Qeska

Lajmi për vdekjen e ish Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, pas një sëmundjeje të shkurtër, preku e pikëlloi secilin qytetarë komunën tonë.

Z. Qeska si jurist, avokat e kryetar, në çdo pozitë ku qëndroi ai rezonoi njeriun me vlera të veçanta, e konsiderata, fisnikëria, dashuria, përkushtimi ndaj së mirës së përbashkët ishte pasuria që e veçonte atë.

Qaza, siç e thërrisnim të gjithë, deri në ditën e fundit të jetës së tij ishte i përkushtuar ndaj idesë së prosperitetit e përparimit të të gjithë shoqërisë sonë.

Edhe në kohërat e vështira e të polarizemeve të ndryshme politike, urtësia e tij, si virtyt të lartë që posedonte, përherë rezultonte e fitonte në unifikim e marrëveshje për të mirën e përbashkët qytetare. Prandaj Qaza dha një kontribut të pamatshëm në sukseset e Komunës sonë, si dhe në proceset e rëndësishme shtetërore dhe historike. Me urtësi e përvojën e tij të pasur, ai dinte të kapërcente dallimet në dukje të pakapërcyeshme edhe në politikë.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Qeska, shpirti i tij qoftë në mëshirën dhe shpërblimet më të larta të të Gjithmëshirshmit!

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>