“Problemi është injoranca jote”, ambientalisti sherr me analistin në studio

Analisti Neritan Sejamini “debatoi” në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV me ambientalistin Sazan Guri, ndërsa po diskutohej paticioni i intelektualëve drejtuar AMA-s për të ndaluar daljet televizive të individëve që flasin për gjuhën shqipe si “mëma’ gjuhëve të botës, siç bën edhe Guri.

Ndërsa Sejamini po thoshte se nuk besonte se gjuha shqipe shpjegon shumë terma botërorë, Guri ia ktheu se kjo vjen për shkak të “injorancës”.

Pjesë nga biseda

Sazan Guri: Që kur nis fjalën e parë, e mendon gabim, po bën një propagandë të keqe, po e përhap gabim.

Neritan Sejamini: Jo, jo, unë nuk e gjykoj fare. Edhe sikur të jetë budallik, s’ka problem them unë. Po them të kundërtën.

Sazan Guri: Do të vijë një ditë që edhe nuk lexon, edhe nuk dëgjon shumë. Nëse ke të bësh me një inxhinier, me një studiues, me një kërkues, nëse s’do do të besosh vazhdo në rrugën tënde, po s’mund të quash dot mendim budallëk, apo sharlatan, sepse, nëse unë bëj këtë libër…

Neritan Sejamini: Po them diçka tjetër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë thua ti. E drejta jote për të thënë çfarë të duash është më e shenjtë dhe unë po kaloj te parimi, te themeli. Unë nuk të gjykoj fare për ato që thua. Unë mund të kem një mendim, por ai është amator, nuk jam askushi ta them. Nuk marr vesh. Unë nuk besoj te shpjegimet e thjeshtëzuara. Kam dëgjuar shumë shpjegime se si gjuha shqipe shpjegon shumë terma botërorë.

Sazan Guri: Ja i panjojtur more, je i panjojtur…

Neritan Sejamini: Jam i paditur.

Sazan Guri: Kjo është falë injorancës tënde, mo burr i dheut, jo falë diturisë së tjetrit.

Neritan Sejamini: Po, patjetër. Është rezultat i injorancës sime.

Lajmet “Problemi është injoranca jote”, ambientalisti sherr me analistin në studio >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>