Pritjet zgjaten deri në katër orë, kolona të gjata në dalje të Merdares

Festat e fundvitit çdoherë sjellin në Kosovë një frymë tjetër, atë të ardhjes së mërgimtarëve.

Përpos sezonit të verës, mërgimtarë të shumtë arrijnë në Kosovë edhe gjatë dimrit e sidomos në fund të dhjetorit.

Njësoj ndodhi edhe në këtë fundvit, ku numër i madh i mërgimtarëve kanë ardhur në vendlindje.

Por shumë prej atyre të cilët zgjodhën që të udhëtojnë me vetura apo autobusë, iu duhet të presin mjaftë gjatë në pikat kufitare për t’u kthyer prapa.

Kolona më të gjata sot ka në pikën kufitare në Merdare, ku pritjet kanë shkuar deri në gati katër orë.

Saktësisht pritjet në dalje të Merdares janë 200-240 minuta.

Ndërsa tek Dheu i Bardhë pritjet për të kaluar kufirin janë 180 minuta.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!