Pritje e ngrohtë nga aktivistët e Lëvizjes në KRAMOVIK

Në takime tejet të rëndësishme që realizohen nga Lëvizja Vetëvendosje-Rahovec me aktivistët e saj nëpër komunë, kësaj radhe destinacioni ishte Kramoviku. Në Kramovik pritja ishte shumë e ngrohtë nga kryetari i Pikës, Mr. Pharm, z. Jeton Berisha dhe anëtarë të Lëvizjes të këtij fshati, ndërkaq theksi i veçantë i diskutimit ishte përkrahja e politikave zhvillimore të shtetit që realizohen nga Qeveria Kurti. Diskutimet e pjesëmarrësve të këtij takimi u zgjeruan në shumë elemente të qeverisjes së Lëvizjes që vazhdojnë të jenë më të suksesshme deri
më tani.

Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Rahovec, Prof. Dr. Ali Dula falenderoi Kryetarin e Pikës z. Jeton Berisha për organizimin e takimit si dhe të gjithë aktivistët prezentë për kontributin e tyre në rritjen dhe fuqizimin e organizatës në fshatin Kramovik. Në saje të këtij kontributi dhe mbështetje të këtyre aktivistëve, Lëvizja vazhdon akoma të rritet dhe të punojë edhe më me intensitet për mirëqenie qytetare, zhvillimin ekonomik si dhe forcimin e shtetit tonë në çdo segment.

Ndonëse Kramoviku është nga fshatrat më të bukur me konfiguracionin e mrekullueshëm gjeografik që ka përreth Drinit, vendi i pritjes apo konakun e takimit kësaj here e bëri aktivisti i kahershëm i Lëvizjes z. Hysni Kelmendi në restaurantin e tij, të cilin e falenderuam për çdo kontribut që vazhdon të japë për Lëvizjen. Në fund takimit aktivistët shprehën besimin dhe gatishmërinë për angazhim dhe përkrahje të palëkundur dhe të mëtejme të Lëvizjes në Kramovik.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker