Prishtinasit për një vit nuk do të paguajnë 150 euro taksë për regjistrimin e pronës

Duke filluar nga viti 2023, qytetarët të cilët do të regjistrojnë pronën e tyre nuk do të paguajnë më taksën në transaksion.

Komuna e Prishtinës ka pezulluar për një vit, pagesën prej 150 euro në 100 metra katrorë apo në një hektar tokë të cilët deri në fund të këtij viti po e bëjnë qytetarët, për të vendosur pronën në emrin e tyre.

Ky vendim u mor nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili këtë taksë e kishte cilësuar si ngarkesë për qytetarët. Në realizimin e tij insistoi edhe drejtori i Kadastrit, Donat Lushaku, njofton Klan Kosova.

Sipas drejtorit Lushaku, qytetarët në pjesën rurale kanë hezituar më shumë që të bëjnë një veprim të tillë për arsye financiare.

Gjatë kësaj kohe pritet të merret edhe një rekomandim nga Avokati i Popullit dhe nëse është i atillë që të shfuqizohet rregullorja e bërë në vitin 2000, atëherë do të hiqet përgjithmonë kjo pagesë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!