Prishtina prezanton përforcimin e ri

Sindrit Guri edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Prishtinës.

Guri pas një përvoje të gjatë në kampionate të ndryshme evropiane do ta përjetojë aventurën e parë kosovare, ku ka nënshkruar me FC Prishtinën.

Sulmuesi shqiptar, i kaloi edhe testet mjekësore.

Ai u prezantua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ si anëtari më i ri i bardhekaltërve.

30-vjeçari, u shpreh shumë i lumtur që do ta vesh fanellën e Prishtinës, derisa shpreson që të ketë paraqitje të mira dhe t’i arrijë objektivat me klubin.

“Më erdhi një mundësi shumë e mirë, duke e parë Prishtinën si klub dhe kryeqytet të Kosovës, është kënaqësi për mua dhe jam shumë i lumtur që kam firmosur të vesh fanellën bardhekaltër”, tha ai.

“Pres të bëjmë përformanca sa më të mira të kemi rezultatet sa më pozitive dhe të arrijmë deri te objektivat e klubit”, theksoi sulmuesi shqiptar.

“Do të mundohem të jap maksimumin tim, do të bëjë përkushtimin më të madh që të arrijë të marrë sa më tepër që të jap sa më shpejtë rezultatet në fushë”, shtoi Guri.

Lajmet Prishtina prezanton përforcimin e ri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>