Prishtina më në fund do bëhet me shtatore të Adem Jasharit

Pas 23 vjet përfundimi të luftës, kryeqyteti i Kosovës do të bëhet përfundimisht me shesh dhe shtatore të komandantit legjendar Adem Jashari.

Lajmin e ka bërë publik, kreu i Prishtinës, Përparim Rama.

“Komandant Prishtina të pret! Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit.
Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë”, ka shkruar Rama.

Lajmet Prishtina më në fund do bëhet me shtatore të Adem Jasharit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>