Prishtina apo Ballkani do të jetë kampion i Kosovës?

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Prishtinës.Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Prishtina kërkon ta mbrojë titullin kampion, kurse Ballkani i Ilir Dajës dëshiron ta mbyll sezonin me dy tituj kampioni, pasi zyrtarisht doli fitues i elitës së futbollit kosovar në fitoren ndaj Llapit vikendin e kaluar.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës fillon nga ora 15:00, kurse në tribuna pritet të ketë numër të madh tifozësh nga të dyja skuadrat.

Në rast se fiton Prishtina, atëherë siguron një vend në garat e UEFA-s, por në rast se fiton Ballkani, Malisheva është ajo që do marrë një vend në garat e Europës.

Lajmet Prishtina apo Ballkani do të jetë kampion i Kosovës? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>