Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka uruar besimtarëve musliman festën e Kurban Bajramit.

“Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë”, shkruan mes tjerash në urimin zyrtar.

Urimi i plotë:

Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja!Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë.Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje.Shtëpitë tuaja në këtë ditë feste qofshin të mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë.Urime dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit!

Lajmet Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>