Presidentja Osmani takohet me senator e kongresistë amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Uashington ka takuar senatorë e kongresistët amerikan.

Osmani ka shkruar se këta ishin zëri i popullit të Kosovës.

Tutje, Osmani, ka falënderuar senatorët e kongresistët amerikan për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajmet Presidentja Osmani takohet me senator e kongresistë amerikan >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>