Presidentja Osmani diskuton me emisarin britanik për “hapat e rëndësishëm në dialog”

Osmani diskuton me emisarin britanik për “hapat e rëndësishëm në dialog”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Londër të dërguarin special të Mbretësisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Stewart Peach.

Osmani shkroi në Twitter se me Peach kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe “hapat e rëndësishëm në dialog”, raporton Gazeta Express.

“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për ta forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi presidentja.

Osmani shkoi në Londër për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!