Presidentja nderon Walkerin me Urdhrin e Lirisë & Pavarësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nderuar William Walkerin, Daniel Friedin, Josh Blackun, Mira Ricardelin dhe Tom Lantosin e ndjerë, me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë.
“Përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Ambasadori William Walker, Kongresisti i ndjerë Tom Lantos, Ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel janë disa nga aleatët tanë amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë, fuqizon të tashmen tonë dhe frymëzon të ardhmen tonë! Për këtë kontribut, sot, në Washington D.C., pata nderin që, në emër të Republikës së Kosovës, t’i dekoroj me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar tutje Osmani.