Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon Bill dhe Hillary Clinton në New York

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar gjatë vizitës së saj në SHBA ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton.

“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës. Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm”, ka shkruar Osmani.

Bill Clinton ishte presidenti amerikan në detyrë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Lajmet Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon Bill dhe Hillary Clinton në New York >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker