Presidentja e Komisionit Evropian: Duhet të rrisim mbështetjen ndaj Ukrainës dhe presionin ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë BE-ja duhet të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë dhe të mbështesë Ukrainën.

“Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë, natyrisht, mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, tha ajo në një konferencë shtypi me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiruna, Suedi.

Von der Leyen tha se Rusia kishte shkurtuar 80 për qind të furnizimeve të saj me gaz në BE që nga fillimi i luftës, por blloku e kishte kompensuar duke diversifikuar furnizuesit e tij.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!