Presidenti ukrainas i drejtohet BE-së për të marrë mbështetjen për “planin e fitores”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të kërkojë mbështetje nga liderët e Bashkimit Evropian të enjten për atë që ai e ka quajtur “planin e fitore” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Zelensky do t’u adresohet liderëve evropianë në samitin në Bruksel para se të takojë ministrat e mbrojtjes të NATO-s. BE-ja është mbështetës kyç i Ukrainës në luftës kundër Rusisë.

Zelensky ka shpalosur planin pesëpikësh pa zbuluar elementet konfidenciale që ua ka treguar privatisht aleatëve kryesorë, përfshirë SHBA-në, raportoi AP.

Një pikë përfshin ftesën për Ukrainës që t’i bashkohet NATO-s dhe lejes për të përdorur raketat me rreze të gjata të Perëndimit brenda Rusisë.

Bisedimet e të enjtes në Bruksel zhvillohen ndërsa trupat ukrainase po kanë vështirësi të zmbrapsin forcat ruse, veçanërisht në rajonin e Donetskut. Kievi po mbijeton me ndihmën e Perëndimit, por Ukraina thotë se ajo po vjen shumë ngadalë.

Lajmet Presidenti ukrainas i drejtohet BE-së për të marrë mbështetjen për “planin e fitores” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker