Presidenti serb i mbron terroristët që kryen sulmin në Banjskë të Zveçanit

Gjatë një vizite në punimet për rinovimin e qendrës multifunksionale kreativo-inovatore Lozhionica, presidenti serb,Aleksandar Vuçiq, i ka dalë në mbrojtje terroristëve që kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Ai e ka quajtur grupin e Milan Radoiçiqit mbrojtës të votrës së tyre.

“Dhe në lidhje me Banjskën, kemi ardhur në përfundim se të gjithë ata që armatosin FSK-në dhe që shkelin Kartën e OKB-së mendojnë se nuk do të mbajnë kurrë përgjegjësi për të. Ju intereson si ta dënoni Serbinë sepse disa serbë e mbrojtën votrën. Ata që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen para gjykatave kompetente”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka akuzuar edhe ndërkombëtarët që kërkuan përgjegjësi për sulmin e Banjskës.

“A ka njeri që nuk ka shkruar gjërat më të këqija për ne pas Banjskës. Ata janë gjithmonë kundër Serbisë dhe gjithmonë kanë nënshkruar gjithçka kundër nesh”, tha Vuçiq.

Lajmet Presidenti serb i mbron terroristët që kryen sulmin në Banjskë të Zveçanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>