Presidenti Rus vendos armëpushim në Ukrainë, kaq do të zgjasë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka udhëzuar ministrin e tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu, të vendosë një armëpushim 36-orësh përgjatë gjithë linjës së kontaktit në Ukrainë nga mesdita e nesërme deri në mesnatën e 7 janarit, tha Kremlini.

Trupat ruse duhet të mos hapin zjarr për 36 orë në mënyrë që të shënojnë Krishtlindjet ortodokse, tha ai, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Për këtë armëpushim kishte bërë thirrje më herët edhe kreu i Kishës Ortodokse në Rusi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!