Presidenti Millatoviq thotë se Mali i Zi s’do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën

Presidenti i Malit të Zi ka thënë se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij në raport me Kosovën. Këtë deklaratë, Jakov Millatoviq e bëri gjatë një interviste për “Euronews”.
“Një ekonomist dhe ish-ministër i zhvillimit ekonomik, Millatoviq i ka balancuar ambiciet e tij për Evropën me dëshirën për marrëdhënie më të ngushta me Serbinë. Kjo përkundër faktit se ai nuk pajtohet me ish-partnerin e tij shtetëror federal për çështje kyçe, mbi të gjitha për njohjen e Kosovës.
Ndërsa Serbia nuk e ka njohur ende Kosovën dhe nuk tregon asnjë për ndryshim të mendjes, Mali i Zi e ka njohur dhe Millatoviq nuk dëshiron ta ndryshojë këtë”, shkruan Euronews, duke iu referuar intervistës së Millatoviqit.
Kjo intervistë do të transmetohet të enjten e ardhshme (12 dhjetor).