Presidenti malazez nuk dekretoi ligjin për Plazhin e Madh të Ulqinit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nuk e ka dekretuar  ligjin parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe banimi.

Presidenca malazeze njofton se Milatoviq e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por jo atë që ka të bëjë me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme.

Këto ligje ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi. Ato marrëveshje ishin kundërshtuar nga deputetët shqiptarë.

Marrëveshjet nuk e specifikojnë vendndodhjen e investimeve, por Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabbar në Plazhin e Madh të Ulqinit. E për këtë ka pasur kundërshtime nga komuniteti lokal, ekologë e opozita. Bëhej fjalë për rreth 20 milionë metra katrorë të këtij plazhi për t’u dhënë me qira për 99 vjet. Aty synohet ndërtimi i objekteve turistike dhe banimi.

Reagimet e komunitetit në Ulqin janë përmendur pikërisht si arsye te vendimi i presidentit të Malit të Zi për ta refuzuar këtë ligj.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker