Presidenti i Ukrainës nderon Biden me medaljen ushtarake

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dhuroi presidentit Biden medaljen ushtarake të nderit.

Zelensky falenderoi Biden dhe kongresin amerikan për përkrahjen e tyre dhe vlerësoi gjithashtu edhe popullin amerikan.

“Shumë faleminderit, Z. President. Natyrisht, faleminderit nga populli jonë për popullin e juaj, edhe për përkrahjen  e Kongresit. Vërtet, e vlerësoj shumë”, tha ai.

Më pas, Zelensky i dhuroi homologut të tij amerikan çmimin e heroit, për të cilën tha se e përcjell nga një kapiten në ushtrinë ukrainase, i cili kërkoi që medaljen e tij t’ia dhurojë presidentit Biden, shkruan CNN.

Biden falenderoi Zelensky-n dhe tha se do t’i dërgojë edhe ai kapitenit ukrainas një monedhë të komandës amerikane.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!