Presidenti i Shqipërisë uron Talat Xhaferin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dërguar mesazh urimi Talat Xhaferit për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj i shpreh urimet më të përzemërta dhe thekson se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV.

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi!

Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik!

Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE.

Suksese!’, thuhet në mesazh.

Lajmet Presidenti i Shqipërisë uron Talat Xhaferin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>