Presidenca i bën thirrje organeve të drejtësisë për zbardhjen e vrasjes së Tahir Zemajt

Presidenca e Kosovës, e ka kujtuar Tahir Zemajn në 21-vjetorin e vrasjes.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” thuhet se vrasja e tyre ka qenë njëra ndër ngjarjet më të rënda të pasluftës në Kosovë.

“Në këtë përvjetor, u bëjmë sërish thirrje organeve të drejtësisë që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes së kolonel Zemajt dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njëzet e një vjet më parë u vra pabesisht kolonel Tahir Zemaj, së bashku me të birin, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

Vrasja e tyre qe njëra ndër ngjarjet më të rënda të pasluftës në Kosovë. Duke e privuar nga jeta veprimtarin e shquar të

çështjes kombëtare, ushtarakun profesionist e njeriun që i doli zot atdheut në orën më të ligë të tij, u krye sulm jo vetëm ndaj tij e ndaj një familjeje, por edhe ndaj lirisë së vendit tonë, ndaj idealeve për të cilin kishin sakrifikuar breza të tërë e ndaj së ardhmes së Kosovës.

Beteja e lavdishme e Loxhës, të cilën kolonel Zemaj e udhëhoqi me profesionalizëm e vetëmohim të pashoq, mbetet ndër betejat më të fuqishme kundër ushtrisë serbe.

Në këtë përvjetor, u bëjmë sërish thirrje organeve të drejtësisë që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes së kolonel Zemajt dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij.

Lajmet Presidenca i bën thirrje organeve të drejtësisë për zbardhjen e vrasjes së Tahir Zemajt >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>